Xhaferi: Nuk është dorëzuar interpelancë për mua

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka bërë të ditur se në Kuvend nuk është dorëzuar interpelancë kundër tij.

Siç sqaroi ai, dorëzimi i parë i interpelancës ishte bërë në kundërshtim me Rregulloren e punës së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Është kthyer pas, por nuk është dorëzuar sërish në përputhje me afatet e parapara në Rregulloren.

“Sipas Rregullores interpelanca ime nuk është dorëzuar, sepse ajo u kthye pas dhe propozuesit nuk vepruan sipas afateve të Rregullores. Sipas Rregullores interpelanca nuk është dorëzuar”, tha Xhaferi, transmeton TV21.

Interpelanca ishte paralajmëruar nga opozita për shkak të fjalimit në gjuhën shqipe të Xhaferit në Parlamentin Evropian.