Kryeparlamentari Talat Xhaferi në ClickPlus në TV21 ka folur për deputetin e Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi.
I pyetur se mosparaqitja e tij sot në seancën për mosbesimin e Qeverisë, a krijon mundësi që Rexhepi të bëhet pjesë e shumicës parlamentare aktuale.
“Pse do të përjashtohet? Nuk përjashtohet, është çështje vullneti. Nëse shpreh vullnet të jetë pjesë e shumicës, nuk mund ta përjashtosh, edhe në aspekt procedural është paraparë sepse vet deputeti individualisht deklarohet me cilin grupacion do të veprojë. Do të mbështes shumicën, do të jetë i pavarur, apo do jetë opozitë”, tha mes tjerash Xhaferi./TV21