Xhaferi: Kushdo të vijë nga BDI, është njëjtë si Teuta Arifi

Aktivisti Arianit Xhaferi në emisionin “ENTER”, tha se në çdo tubim parazgjedhor të kandidatëve të BDI-së, do të gjeni se aty është edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili thotë se ai është garantuesi se premtimet do të realizohen.

“Akoma kanë fytyrë edhe vet të kandidohen por edhe tjerë të kandidojnë. Kush do të jetë garanti se do t’i realizojnë premtimet. Prapë do të jetë Ali Ahmeti, por ai ishte garanti për të gjithë që nga Likova deri në Strugë. Dhe, si i kemi komunat tona ne? Me probleme të urbanizimit, me kaos në trafik, me gjithçka. Sa na vlen neve ajo garanca e kryetarit të partisë, se në mos Teuta do të vijë një tjetër që do të jetë më i mirë. Kjo është problem se garancat vijnë nga lartë dhe njerëzit i besojnë atij personi që nuk duhet t’i besojnë”, deklaroi Arianit Xhaferi në emisionin “ENTER”./Shenja