Xhaferi: Janë vaksinuar 88 deputetë

Kryetari I Kuvendit, Talat Xhaferi, në brifingun e sotëm me gazetarë njoftoi se javën e kaluar në sallën “Boris Trajkovski” janë vaksinuar 88 deputetë dhe rreth 200 punonjës të shërbimeve të Kuvendit. Ai tha se edhe vet është injektuar me vaksinën “Sputnik V”

Xhaferi tha se dozën e dytë të vaksinës “Sputnik V”, deputetët duhet ta marrin më 14 Maj, derisa zyrtarët e Kuvendit disa ditë më herët.

Në pyetjen nëse disa deputetë nuk dëshirojnë të vaksinohen, Xhaferi ka theksuar se deputetët tjerë dhe punonjësit e shërbimeve në konsultim me mjekët, do të vaksinohen në mënyrë plotësuese.

Në terminin adekuat do të rivaksinohen edhe pjesëtarët e sigurimit të brendshëm dhe punonjësit e Shërbimeve për punë të përgjithshme që janë të ngarkuar me punë në ndërtesën e Parlamentit. /KlanMacedonia