Xhaferi: Ish-ushtarët e UÇK-së statusin e marrin në vendet e punës ku janë sistemuar!

Shkruan: Medai Shaholli

I pyetur parëmbrëmë për statusin e ish-ushtarëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Kuvendit, njëherë ish komandant i UÇK-së, Talat Xhaferi në ClickPlus në TV21, tha se “Mbi 90 për qind të pjesëtarëve të UÇK-së janë sistemuar nëpër institucione përkatëse dhe se si rrjedhojë kanë status në vendet ku punojnë”.

Kjo është përgjigje e një kapitullanti dhe mohuesi që ua heq të drejtën e statusit të veteranit për ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilëve u takon njëlloj ashtu siç e gëzojnë ”branitellët” e kampit tjetër atë status social dhe atë përkujdes të ‘dërzhavës’ që mbahet mëkëmbë edhe nga taksapaguesit shqiptarë.

Por ja del Talat trimi dhe tallet me gjakun dhe mundin e veteranëve të UÇK-së që sipas tij nuk kanë nevojë për një status të tillë kjo shtresë të urryer nga pushteti siç janë e veteranët e luftës po u mjaftuaka me sistemimin e tyre në punë pranë institucioneve!
Ky është mohim dhe mosmirënjohje për veteranët e UÇK-së dhe rolit të tyre në konfliktin e 2001, që këtë ligj dhe këtë status e kërkojnë veteranët e UÇK-së të cilët duan trajtohen njëllojë si ‘branitellët’, por që shteti dhe pushteti i ‘Severnës’ nuk i honeps t’i njoh si luftëtarë të lirisë por si armiq dhe ‘teroristë’ që deshën t’ia shkëpusin një pjesë të teritoreve të ‘dërzhavës’ dhe t’ia bashkonin Shqipërisë!

Kjo është gjuha e pushtetit e cila flet përmes Talat Xhaferit, si kryekuvendar kukull me gjuhë të moderuar, ndryshe nga kryeministri dhe presidenti që nuk dënjuan asnjëherë për një status të veteranëve të ish UÇK-së dhe socializimin e tyre në shoqëri me të gjitha leverditë që u takojnë.

Bashkërendimi dhe kërkesat për një status të barabartë të veteranëve të UÇK-së nuk është rruga që i leverdis DUI-t dhe partive të tjera shqiptare në parlamentin e Severnës, përkundrazi atyre u mjafton ‘të hanë ca kocka’ që ndanë qeveria enkas për shërbetorët e oborrit për ta bërë gjumin rahat dhe ta pranojnë denigrimin dhe përbuzjen, shtypjen dhe shfrytëzimin për shqiptarët, mohimin e identitetit gjuhësor dhe kombëtar të si bashkësi shifrash dhe mohim të statusit të barabartë politik me bllokun tjetër.

Atëherë shtrohet pyetja natyrshëm – Përse kapën armët luftëtarët e lirisë më 2001, për t’u quajtur me epitetin denigrues të 20% apo për barazi të plotë me sllavo-maqedonët?
Komandantët e UÇK-së (jo të gjithë)si Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë përfshirë këtu edhe ‘oficirin e JNA-së’ trimin e betejve të munguara Tpalat Xaferin, pranuan kapitullimin dhe dorëzimin pakusht të armëve me MO, duke miratuar në atë marrëveshje statusin poshtërues të identitetit kombëtar me cilësimin shoven të bashkësisë së 20%!

Ky nuk ishte ideali i luftëtarëve të lirisë, ata u mashtruan dhe u gënjyen nga komandantët dezertorë të cilët dorëzuan armët dhe shkelën mbi gjakun e shokëve të tyre për hir të pushtetit.

Nuk është vetëm Talat trimi që tallen dhe që kanë telendisur veteranët e UÇK-së, por të gjitha partitë politike shqiptare si krijesa të pushtetit që së bashku që miratuan së fundmi skllavërinë moderne për shqiptarët me zinxhirët e europës plakë, në ndryshimet kushtetuese që statusi i gjuhës shqipe të ngelet po ai i bashkësisë 20%!
Tashmë këto parti shqiptare së bashku nuk kanë më të drejtën morale për të kërkuar votat e shqiptarëve në zgjedhjet e radhës pasi i kanë bërë atentat gjuhës dhe statusit politik të shqiptarëve në ‘dërzhavën Severna’ dhe se çdo votë për ta tani e tutje është votë për SDSM-në dhe VMRO-në !