Xhaferi: Fajtor për aksidentin e mbrëmshë, pakujdesia e komunës së Tetovës

Një vajzë 6 vjeçe ka vdekur sonte si pasojë e goditjes nga një automjet në rrugën Industriale, pranë objektit tregtar Prima Center në Tetovë.

Nuk është rasti i parë i ndodhur, dhe fajtor për këtë është Komuna e Tetovës që nuk vendos pengesa për të mos kaluar rrugën këmbësorët aty ku s’ka vendkalim për këmbësorë, sidomos në rrugën industriale, por edhe Policia e Trafikut që nuk ndërmerr masa të mjaftueshme për të sanksionuar ashpër vozitësit që e përdorin këtë rrugë si pistë garash për shpejtësi. Edhe sa fëmijë të tjerë duhet ta paguajnë me jetë derisa të ndërmerren masat e duhura?!
Arianit Xhaferi