Xhaferi e kthen për korrigjim interpelancën kundër tij, nuk u përdor emri kushtetues

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi e ka kthyer për korrigjim interpelancën e dorëzuar nga “E majta”, kundër tij, transmeton gazeta LAJM. Xhaferi këtë e ka bërë duke u thirrur në nenin 136 të Rregullohes së Kuvendit. Sipas informacioneve nga Kuvendi, interpelanca është është refuzuar pasi inicuesi partia “E majta”, nuk e ka përdorur emrin kushtetues të vendit.
“E Majta” dhe VMRO-DPMNE-ja kanë dorëzuar interpelancë kundër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, pasi ai ka përdorur gjuhën shqipe në Parlamentin evropian. Xhaferi tha se me këtë nuk e ka shkelur Kushtetutën dhe se ka përdorur gjuhën që e flet më së miri.