Deputetët në përbërjen e re të kuvendit, por edhe shërbimet në kuvend, mund të mbesin pa paga në gusht nëse deri më datën 26 gusht nuk formohet Komisioni për zgjedhje dhe emërime, tha kandidati për kryetar të kuvendit Talat Xhaferi.




Ai në fillim të vazhdimit të seancës tha se nuk ka propozim kandidatë për këtë komision të rëndësishëm të kuvendit në kompetenca të të cilit janë edhe çështjet statutore të deputetëve, dhe propozoi që të vazhdohet me përzgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.