Mbrëmë është gazetari i njohur, Fabrizio Romano që raportoi se Barcelona dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshje për Antoine Griezmann.
Besohej se Barça ka pranuar që të ulë kërkesën e saj për yllin francez, ku nga 40 milionë euro që kërkonte më herët, tani raportohej se një marrëveshje mes dy klubeve mund të arrihej për shifrën e 20 milionë eurove.
Së fundmi lidhur me këtë ka folur edhe vetë trajneri i Barcelonës, Xavi, i cili tha se ende nuk është mbyllur gjithçka mes klubeve, por se nëse arrihet marrëveshja të gjithë jemi të lumtur.
“Ende nuk është zyrtare, por nëse ka një marrëveshje, atëherë të gjithë jemi të lumtur. Mund ti uroj vetëm më të mirën lojtarit”, tha Xavi.
Marrëveshja mes Barçës dhe Atleticos pritet që së shpejti të përfundohet për një tarifë transferimi prej 20 milionë eurosh, ndërsa katër milionë euro të tjera do të jenë në formë të shtesave.




