Xavi: Ndeshja ndaj Villarrealit do të jetë shumë e komplikuar

Skuadra e Barcelonës këtë të shtunë do të përballet me Villarrealin nga ora 21:00, transmeton lajmi.net.

Para kësaj ndeshje në konferencë për shtyp ka folur trajneri i Barçës, Xavi Hernandez që e ka cilësuar këtë duel si shumë të komplikuar

“Villarreali është një ekip më sulmues se Espanyol dhe Benfica. Ata shtyjnë para dhe duan të marrin topin. Ky është një ekip në nivelin e Champions League dhe me një trajner të madh si Unai Emery. Do të jetë një lojë shumë e komplikuar”.

“Më shumë se goli, ajo që na mungon është pasimi i fundit. Ne kemi forcën për të shënuar gola, e shoh këtë në stërvitje, por duhet të guxojmë më shumë”.

“Riqui Puig është një lojtar i skuadrës dhe ne llogarisim tek ai. Ai do të ketë mundësi, si gjithë të tjerët”.

“Puig është një lojtar shumë i talentuar që ka atë pasimin e fundit që na duhet kaq shumë. Ai ka një talent të natyrshëm për të luajtur mes linjave mbrojtëse të kundërshtarit. Ne llogarisim shumë tek ai”.

-Dembélé? “Unë pata një bisedë individuale me të dhe doja ta bëja të qartë pozicionin tim. Që unë mbështetem tek ai për projektin dhe jo vetëm për këtë sezon, dua ta kem atë në klub për shumë vite. Shpresoj që ai të rinovoj, por kjo varet nga ai dhe klubi”.

-Për të ardhmen e De Jong, Pedri, Nico dhe Gavi? “Ne kemi nevojë për ta. Ata janë futbollistë që luajnë dhe bëjnë diferencën. Nuk janë në shitje, përkundrazi. Nuk është ideja jonë t’i shesim asnjërin prej tyre.”

-Shumë eufori? “Nuk e di, sepse kushdo thotë çfarë të dojë. Unë i respektoj të gjitha mendimet. E imja është se jam i lumtur sepse skuadra po punon shumë mirë në mbrojtje, në presionin që po bëjnë pas humbjes së topit…”

“E vlerësojmë atë që mjeket e klubit kanë bërë deri tani, por Pruna nuk duhej të largohej kurrë. Ai është numri një. Është çështje besimi te punëtorët që më rrethojnë.”

-Ansu Fati? “Ai po ecen shumë mirë, ka ndjenja të mira. Ka filluar të vrapojë. Duhet të jemi të kujdesshëm, të shohim nëse do të jetë gati kundër Bayernit”, tha Xavi.