Të enjten në “Europa League”, Raphina dhuroi paraqitje të mirë për Barcelonën në barazimin 2-2 me Manchester United, duke asistuar dhe shënuar një herë, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
“Unë jam ai që i kam besuar më së shumti. Ai është lojtari me më së shumti asistime në ekip. Shënon, në duele një me një është i mirë, ai është i jashtëzakonshëm. Kur kanë qenë kritikat për të, unë nuk kam pasur dyshim se Raphina do të kishte sukses këtu.”, tha Xavi para ndeshjes me Cadiz në “La Liga”.
Kjo deklaratë e trajnerit spanjoll erdhi pasi Raphina ishte i pakënaqur me zëvendësimin e tij kundër Manchester United, megjithatë lojtari ka kërkuar falje për sjelljen e tij.




