Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur për të ardhmen e e Sergio Busquets.
Busquets, pritet të qëndrojë te Barcelona edhe për një sezon.
Sipas raportimeve të fundit thuhet se spanjolli është në bisedime për të vazhduar edhe më tej në ‘Camp Nou’.
Se është vendimtar për ekipi katalanas ka treguar edhe vetë trajneri, duke shprehur haptas se është kundër për largimin e tij.
“Busi për mua është kyç, vendimtar. Ai është futbollist i përsosur taktikisht dhe shpresoj të qëndrojë, por… varet nga ai”, tha Xavi.
Kujtojmë që Busquets ka qenë i lidhur me një transferim në MLS.



