Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka filluar të mendojë për repartin defensiv dhe tashmë ka një emër në listën e dëshirave.
Xavi e dëshiron Joules Kounde të Sevilla, përcjell lajmi.net. Trajneri është i obsesionuar mefrancezinn dhe beson se profili i tij është i një mbrojtësi për të ardhmen, me teknikë, forcë, e shpejtësi.
Kounde ishte dëshira e parë e Xavi që kur ai erdhi te Barcelona.
Mbrojtësi francez është kërkuar me ngulm edhe nga skuadra e Chelsea, por Sevilla nuk lëshoi kartonin e tij.




