Xavi ka një plan surprizë për Ferran Torres

Ylli i Manchester City, Ferran Torres do t’i bashkohet Barcelonës për të përforcuar krahët e sulmit të skuadrës së Xavi Hernadnez.

Megjithatë, mediat spanjolle shkruajnë për një plan surprizë të trajnerit të Barcelonës, për lojtarin spanjoll, përcjell lajmi.net.

Xavi thuhet se dëshiron ta luajë Ferran Torres në pozitën e ‘9 fals’, në mënyrën siç luan aktualisht me Jutgla.

Në pozitën natyrale, Torres është një anësor, por Xavi do ta luajë atë në qendër, ku edhe është paraqitur së fundmi te Man City.

Tifozët e Barcelonës mezi presin ta shohin Ferran Torres në bashkëpunim me Ansu Fati, kur ky i fundit të rikthehet nga lëndimi.