Xavi e sheh më primare të mos pësojnë disfatë

Barcelona arriti të marrë një pikë në kuadër të javës së 25-të në La Liga, në përballjen që përfundoi 2-2 me Espanyolin.

Skuadra katalunase ia doli fare në fund të siguronte këtë pikë, falë golit të Luuk de Jong me kokë të shënuar në sekondat e fundit.

Sidoqoftë, Xavi është optimist që Barcelona do arrijë të fitojë trofetë e mbetur dhe këtë e konfirmoi pas barazimit.

“A mund të garojë skuadra juaj? Ne mund të garojmë mirë, nuk jemi mposhtur në La Liga që nga dhjetori, do luftojmë për trofetë e mbetur”, ka thënë fillimisht ai.

“Që disa ndeshje të pamposhtur? Është e rëndësishme që të mos humbasim, por duhet të fitojmë pikët e plota dhe sonte mund ta bënim, ndjehemi të kafshuar”.