Xavi dhe Messi në kontakte të vazhdueshme

Barcelona zhvillon sot në mbrëmje ndeshjen kundër Manchester United, në kuadër të 1/16 të finales në Europa League.

Por përveç ndeshjes, trajneri Xavi Hernandez ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me Lionel Messi.

“Messi e di se Barcelona është shtëpia e tij dhe dyert janë të hapura, e kam thënë disa herë. Ai është shoku im, jemi në kontakte të vazhdueshme, një rikthim eventual varet vetëm nga ai. Leo është lojtari më i mirë në histori, gjithmonë do të përshtatej”, tha Xavi.

Ditë më parë është raportuar nga mediet franceze se përfaqësuesit e Messi kanë filluar negociatat me Paris Saint Germain për vazhdimin e kontratës.