Xavi befason me përgjigjen kur pyetet nëse e ka merituar ta fitonte Topin e Artë para Messit dhe Ronaldos

Xavi ka ndarë pikëpamjet e tij për faktin se nuk e fitoi kurrë Topin e Artë, pasi nuk arriti ta mposhtë konkurrencën e fortë që kishin ndërtuar Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. 

45-vjeçari shijoi një aventurë fantastike me Barcelonën, ku ishte pjesë e klubit në periudhën e artë të tyre nën drejtimin e Pep Guardiolës. 

Ish-reprezentuesi i Spanjës formoi një treshe legjendare në mesfushë së bashku me Iniestan dhe Sergio Busquetes. 

Megjithatë, pavarësisht sukseseve të tij brenda fushës, Xavi nuk e fitoi asnjëherë Topin e Artë.

Messi e kishte mposhtur atë në secilin vit kur ishte në garë për ta fituar këtë çmim prestigjioz, ndërsa ka përfunduar mbrapa Ronaldos në dy nga këto tri vite. 

Por Xavi nuk e konsideron veten si një futbollist më të mirë se Messi ose Ronaldo, të cilët kanë fituar në total 13 Topa të Artë. 

“Nuk e konsideroj veten një futbollist më të mirë se sa Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo, fituesit e Topit të Artë në këto vite, jo fare”. 

“Unë isha një organizator, por nuk e kisha aftësinë për ta vendosur ndeshjen vetvetiu. Jam krenar që kam përfunduar i treti në tri raste, ani pse Topi i Bronzit nuk është dhënë zyrtarisht”. 

“Është një turp, unë do të doja që France Football të më jepte disa për t’i ekspozuar në muzeun tim (qesh)”. 

“Ajo foto me miqtë e mi Andres dhe Leo është historike, e jashtëzakonshme. Për mua, është një fitore e filozofisë, një njohje unike e stilit dhe trashëgimisë sonë”, ka thënë Xavi.