Barcelona ende nuk ka humbur në La Liga këtë sezon, por seria e tyre prej gjashtë ndeshjesh fituese përfundoi të martën në mbrëmje, pasi barazuan 2-2 me Mallorca në Son Moix.
Nikoqirët kryesuan dy herë përmes Vedat Muriqit dhe Abdon Prats, por Barcelona barazoi në të dyja rastet me anë të Raphinha dhe Fermin Lopez, i cili shënoi golin e tij të parë konkurrues për ekipin e parë.
Ishte një mbrëmje frustruese për Barcelonën dhe trajneri Xavi Hernandez tha për mediat pas ndeshjes se ishte një ndeshje që skuadra e tij duhet ta kishte fituar. Ai ndjeu se skuadra e tij bëri shumë gabime gjatë 90 minutave.
“Është një pikë e pamjaftueshme, dhe kjo është për shkak të gabimeve tona. Goli i dytë që ata shënuan ishte një gabim fëmijëror”, ka thënë Xavi pas ndeshjes.