Williams: Maguire është kapiten dhe lojtar i mirë

Brandon Williams i ka dalë në mbrojtje bashkëlojtarit të tij te Manchester United, Harry Maguire.
Sipas tij, mbrojtësi është lojtar i mirë dhe një kapiten i zoti dhe kësisoj nuk ka nevojë që dikush ta ngrisë si çështje inkuadrimin e tij në çdo ndeshje të “Tre Luanëve”.

“Nëse është mirë në stërvitje, kush është një idiot i cili thotë që nuk e meriton të luajë. Nuk mund ta kuptoj. Maguire është kapiten i mirë dhe lojtar i shkëlqyer”, tha ai.

Siç dihet, Maguire, tash e sa kohë, është në qendër të kritikave për shkak të performancave të dobëta, si me klub, ashtu edhe me kombëtare.