Wenger: CR7 ka ndryshuar bilancin te Manchester United

Pavarësisht arritjes së Ronaldos dhe golat që shënoi, portugezi duket që ka pasur ndikim në rezultatet e fundit negative, transmeton lajmi.net.

Wenger thotë se Ronaldo është lojtar i madh, mirëpo duhet ta balancosh skuadrën rreth tij.

“Nuk do thosha që ishte gabim, por sigurisht ndikim emocional sepse ka qenë lojtar fantastik”.

“Ende besoj që Ronaldo mund të shënojë golat që të duhen. A mund ta përsërit çdo tre ndeshje, në intensitet të lartë? Kjo nuk është çështja tani, sepse të mos harrojmë ishte hero para tre ditëve”.

“Kur blen një lojtar të tillë, sekreti është te bilanci i skuadrës. Të luash Ronaldon, ai mund të fitojë ndeshjet, por duhet të balancosh skuadrën rreth tij”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Solskjaer pritet që shumë shpejtë të shkarkohet edhe pse vendimi përfundimtar ende nuk është vendosur.