
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se Washington DC e ka vendosur zyrtarisht 17 shkurtin si ditë zyrtare në nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Në dokumentin e publikuar nga Ambasada e Kosovës në SHBA theksohet se Kosova që nga shpallja e pavarësisë ka përparuar dukshëm në promovim të sundimit të ligjit e mbrojtje të të drejtave të njeriut.
Aty është thënë se lidhja SHBA-Kosovë është unike dhe e qëndrueshme si dhe e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, partneritet të qëndrueshëm e respekt të ndërsjellë.
Është vlerësuar kontributi i qytetarëve shqiptaro-amerikanë në Washington.
“Prandaj, unë kryetarja e Washington DC me këtë e shpalli 17 shkurtin 2026 si Dita e Pavarësisë së Kosovës në Washington DC”, shkruhet në letrën e nënshkruar nga kryetarja Muriel Bowser.


