Wang Yi: Pozicionimi i saktë i marëdhënieve Kinë – Europë duhet të jetë partneriteti

Në një konferencë shtypi e sesionit të dytë të Asamblesë së 14-të Kombëtare Popullore të Kinës, ku Wang Yi, ministër i Punëve të jashtme të Kinës u ndal në një varg çështjesh me rëndësi globale.

Lidhur me marrëdhëniet Kinë-BE, Wang Yi vuri në duke që vjet ishte 20-vjetori i krijimit të partneritetit të gjithanshëm strategjik midis Kinës dhe BE-së, dhe shkëmbimet e dialogu dypalësh në të gjitha nivelet rifilluan plotësisht. Numri i trenave të mallrave Kinë-Evropë arriti në 17 000, duke lidhur 219 qytete të 25 vendeve europiane e duke formuar një zinxhir të sigurt dhe të qëndrueshëm të prodhimit dhe të furnizimit në një botë të trazuar. “Në fakt, ka shumë shembuj të bashkëpunimit të suksesshëm Kinë-BE në ndërtimin e ‘Një brez një rrugë’, si hekurudha Hungari-Serbi, porti i Pireut në Greqi dhe Ura e Peljeshacit në Kroaci,” u shpreh ai.

Wang Yi theksoi në vijim se Kina dhe Evropa nuk kanë konflikt thelbësor interesash apo kontradikta gjeostrategjike. Interesat e përbashkët të të dyja palëve janë shumë më të mëdha se dallimet mes tyre. Pozicionimi i saktë i marrëdhënieve Kinë-Europë duhet të jetë ai i partneritetit, prirja kryesore duhet të jetë bashkëpunimi, vlera kryesore duhet të jetë pavarësia dhe perspektiva e zhvillimit duhet të jenë përfitimet e përbashkëta, shkruan CMG

“Shpresojmë që në rrugën e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-BE të ketë gjithmonë dritë jeshile dhe të mos ketë pengesa. Një Evropë e fortë është në përputhje me interesat afatgjatë të Kinës, dhe një Kinë e fuqishme është gjithashtu në përputhje me interesat themelorë të Evropës. Kina dhe BE-ja duhet të jenë së bashku praktikuese të multilateralizmit, mbrojtëse të zhvillimit të hapur e promovuese të dialogut ndërmjet qytetërimeve.

Duke folur për marrëdhëniet kino-amerikane, Wang Yi u shpreh që Kina i përmbahet gjithmonë politikës së qëndrueshme e të vazhdueshme me ShBA-në, duke i kërkuar palës amerikane ta trajtojë zhvillimin e Kinës në mënyrë objektive e të arsyeshme dhe të mbajë premtimet e dhëna.

Wang Yi tha gjithashtu se nuk duhet të lejohet hegjemonizmi dhe politika e forcës dhe që “disa vende të jenë në tryezë, ndërsa të tjerët vetëm në menu”. Duhet të sigurohet që, pavarësisht se sa i madh apo i vogël është, çdo vend duhet të marrë pjesë në mënyrë të barabartë, të gëzojë të drejta dhe të luajë rolin e duhur në procesin e shumëpolarizimit.

Lidhur me krizën në Ukrainë, Wang Yi tha se për këtë çështje, Kina ka mbajtur gjithmonë një qëndrim objektiv e të drejtë dhe ka këmbëngulur në promovimin e paqes dhe të bisedimeve. Presidenti Xi Jinping ka komunikuar personalisht në thellësi me liderët e vendeve të ndryshme, duke përfshirë Rusinë e Ukrainën. Kina ka publikuar një dokument të veçantë mbi qëndrimin e saj për këtë çështje dhe ka dërguar shumë herë përfaqësuesin e vet të posaçëm për të ndërmjetësuar. “Të gjitha këto që kemi bërë tregojnë një qëllim të vetëm, që është hapja e rrugës dhe ndërtimi i urave për bisedimet e paqes, për t’i dhënë fund luftës,” u shpreh ai. Përvoja historike dëshmon që, nëse një konflikt zgjatet, ai shpesh përkeqësohet e përshkallëzohet përtej imagjinatës së palëve të përfshira. Nëse bisedimet e paqes nuk fillojnë, keqkuptimet dhe gjykimet e gabuara do të shtohen, duke çuar në një krizë më të madhe. Ka shumë për të mësuar në këtë drejtim.”

Në vijim ministri i Jashtëm i Kinës theksoi se pika përfundimtare e çdo konflikti është tryeza e bisedimeve. Sa më parë të fillojnë bisedimet e paqes, aq më shpejt do të vijë paqja. Për sa kohë që të gjitha palët u përmbahen qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe i trajtojnë siç duhet shqetësimet e arsyeshme të njëra-tjetrës, Evropa do të krijojë vërtet një kornizë sigurie të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme.

Lidhur me konfliktin palestinezo-izraelit, Wang Yi tha:
“Ky raund i konfliktit palestinezo-izraelit ka shkaktuar më shumë se 100,000 viktima civile dhe njerëz të panumërt të pafajshëm janë varrosur nën rrënoja. Nuk ka dallime mes të lartës dhe të ulëtit në jetë dhe nuk mund të ndahet sipas racës apo fesë. Sot në Shekullin 21, kjo fatkeqësi humanitare ka rezultuar se nuk mund të ndalet, e cila është një tragjedi për njerëzimin dhe një turp për qytetërimin. Asnjë arsye nuk mund të justifikojë më vazhdimin e konfliktit, dhe asnjë justifikim nuk mund të bëhet preteksti i vrasjes së civilëve. Komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë urgjentisht për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm dhe për t’i dhënë fund luftës. Prioriteti kryesor është sigurimi i ndihmës humanitare si një përgjegjësi urgjente morale. Populli i Gazës ka të drejtë të mbijetojë në këtë botë, dhe gratë e Fëmijët duhet të kujdesen nga të afërmit e tyre, të gjithë personat e ndaluar duhet të lirohen dhe të gjitha veprimet që dëmtojnë civilët duhet të ndalen.

Wang Yi tha se katastrofa në Gaza i kujtoi edhe një herë botës se fakti që territori palestinez ka qenë i pushtuar për një kohë të gjatë nuk mund të injorohet më, dëshira e kahershme e popullit palestinez për të krijuar një vend të pavarur nuk mund më të shmanget dhe padrejtësia historike e vuajtur nga populli palestinez nuk mund të vazhdojë për brezat e ardhshëm. Vetëm duke i dhënë drejtësi popullit palestinez dhe duke zbatuar plotësisht “zgjidhjen me dy shtete” mund të dalim plotësisht nga rrethi vicioz i konfliktit palestinezo-izraelit, të eliminojmë rrënjësisht tokën që gjeneron tendenca të ndryshme ekstreme ideologjike dhe të arrijmë me të vërtetë paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Ne mbrojmë që Palestina dhe Izraeli të rifillojnë bisedimet e paqes sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në fund të realizojnë bashkëjetesën paqësore të Palestinës dhe Izraelit dhe bashkëjetesën harmonike të kombeve arabe dhe hebreje. Kina do të vazhdojë të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të rivendosur paqen, për të punuar shumë për të shpëtuar jetë dhe për të mbështetur drejtësinë.