Numërimi i votave me postë ka sjellë ndryshim në ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 52 ulëse me 346,631 vota (45.59%), duke fituar edhe një deputet shtesë.
PDK ka rënë në 22 ulëse me 152,650 vota (20.08%), ndërsa LDK mbetet me 19 ulëse dhe AAK me 7. Rezultatet vazhdojnë të përditësohen me numërimin e votave të mbetura.



