Tetë mijë persona janë evakuuar nga një qytet në Filipinet pasi një vullkan pranë tyre lëshoi një re gjigante tymi.
Tymi i lëshuar nga vullkani Taal në jug të kryeqytetit Manila u përhap në një rreze prej 1km në qiell.
Kjo ka shkaktuar frikë dhe trazira tek banorët pranë saj, ndaj autoritetet vendosën evakuimin e tyre.
Ata paralajmëruan një shpërthim të mundshëm brenda javës së ardhshme.
Të gjitha fluturimet në Filipine janë pezulluar deri sa të pastrohet qielli nga reja e tymit.