Një asteroid gjigant pritet të kalojë kah toka gjatë natës së sotme, ka zbuluar NASA. Asteroidi me emrin 2020 AO1, vlerësohet se ka një diametër prej 49 deri në 100 metra. Sipas vlerësimeve, asteroidi mund të ketë madhësinë e Piramidës së Madhe të Gizas, shkruan Mirror.
Ndërkohë, NASA vlerëson që 2020 AO1-shi do të kalojë ndanë tokës rreth orës 19:18 të kohës lokale britanike me një shpejtësi prej 40 mijë milje në orë.
Për fat të mirë asteroidi do të jetë 2 milion milje larg tokës. Megjithëse kjo mund të tingëllojë si larg, në fakt nga NASA është klasifikuar si “shumë afër tokës”.
2020A01 nuk është i vetmi asteroid që do të kalojë nga planeti ynë sot – me një tjetër gur qiellor që do të na afrohet rreth orës 22:37 të po së njëjtës orë lokale.