Vulin falënderon Spanjën për mosnjohjen e Kosovës

Ministrat e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Spanjës, Aleksandar Vulin dhe Fernando Grande-Marlaska Gomes, janë takuar të enjten në Madrid për zhvillimin e bashkëpunimit, veçanërisht në trajnime, shkëmbimin e informacionit dhe shtypjen e krimit kibernetik, dhe Vulin u foli gjithashtu gazetarëve për Kosovën.

Vulin falënderoi Qeverinë dhe qytetarët e Spanjës për, siç tha “qëndrimin e vendosur dhe parimor” për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan Danas.

“Zëri i Spanjës do të thotë shumë për ne. Aty ku dëgjohet, ne e dimë që kemi zërin e një miku. Spanja dhe Serbia janë vende të largëta dhe të ndryshme në shumë mënyra, por ne jemi dakord për një gjë dhe jemi të njëjtë: ne e dimë se çfarë është separatizmi i keq, ne e dimë se vetëm respektimi i ligjit ndërkombëtar garanton paqe të qëndrueshme”, tha Vulin.

“Askush nuk kërkoi një referendum, ne thjesht u bombarduam. Unë besoj se mënyra e vetme për të ruajtur paqen është respektimi i pakushtëzuar i ligjit ndërkombëtar”, deklaroi ai.

Ai tha se “e drejta ndërkombëtare përcakton qartë se si shtetet krijohen dhe si ato pushojnë së ekzistuari”.