Vuçiqi takon Borrellin: Interesat e popullit serb në Kosovë janë mbi të gjitha

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Ai tha se interesat e Serbisë dhe të popullit serb në Kosovë “janë përgjithmonë mbi të gjitha”, teksa sërish takimin me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, e cilësoi si të vështirë.

Kujtojmë se tashmë ka nisur takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku temë diskutimi do të jetë draft-statuti i Asociacionit dhe çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë.