Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se beson që deri të hënën ose të martën do të marrë përgjigje për letrën që i dërgoi shefit të NATO-s, Mark Rutte.
Në letër ai kërkoi që të ndalet siç tha “hapja e Urës së Ibrit”, transmeton Klankosova.tv
Besoj se do të marr një përgjigje deri të hënën, të martën. Besoj se do të më thërras në telefon për të biseduar. Doja të lija gjurmë me shkrim”.
Vuçiqi më tej tha se Rutte “është një njeri i përgjegjshëm” dhe se është i bindur se do të marrë përgjigje rreth kësaj çështjeje.



