Vuçiq thotë se Serbia do të ndihmojë në rindërtimin Ukrainës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i sapoemëruar i Ukrainës, Volodymyr Tolkach dhe i uroi mirëseardhje në Serbi.

Vuçiq shprehu keqardhje të sinqertë për situatën në Ukrainë dhe e informoi ambasadorin Tolkach për qëndrimet e Qeverisë së Serbisë dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ai theksoi se Serbia është e përkushtuar për respektimin e parimeve të integritetit territorial dhe sovranitetit të shteteve si një nga parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare të përfshira në Kartën e OKB-së dhe se në këtë kuptim respekton integritetin territorial të Ukrainës.

“Serbia është e ekspozuar ndaj pozitës joparimore të një pjese të botës kur bëhet fjalë për pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme nga Kosova dhe falënderoi Ukrainën për respektimin e integritetit territorial të Serbisë”, tha Vuçiq .