Vuçiq: Shqiptarët do sulmojnë Serbinë nëse Europa futet në luftë me Rusinë

Presidenti serb, Aleksandar Vučić, duket se po kalon në paranoja nga aleanca ushtarake e Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Duke folur në një event për sulmet e NATO-s që ndaluan spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë, ai pretendoi se nuk ka marrë përgjigje zyrtare për arsyen e bashkëpunimit.

“Aleanca e këtyre tre shteteve u formua në mënyrë që, në rast të një konflikti midis Europës dhe Rusisë, ata të mund të kontrollonin, në një kuptim më të gjerë, Republikën e Serbisë dhe të kryenin një sulm ndaj vendit tonë.

Ne e kuptuam këtë mesazh dhe zhvilluam doktrinën e ushtrisë sonë. Ne nuk duam të sulmojmë askënd, as kroatët dhe as shqiptarët, por do ta mbrojmë vendin tonë”, tha presidenti i Serbisë.