Vuçiq: Serbia po ndjek një politikë të përgjegjshme

Serbia ndjek një politikë të përgjegjshme, respekton Marrëveshjen e Dejtonit dhe integritetin e Bosnje-Hercegovinës, por edhe integritetin e Republikës Sërpska brenda BBosnjës.

Kështu tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq për shërbimin publik austriak ORF dhe shtoi se nuk është në interes të Serbisë të ketë tensione në atë vend, transmeton Tanjug.

Sipas ORF, Vuçiq ka theksuar se Serbia ka interesin më të vogël, si ekonomia me rritjen më të shpejtë, për tensionet në Bosnjë dhe në rajon, transmeton Klankosova.tv.

” Askush nuk ka nevojë për probleme në Bosnjë dhe Hercegovinë më së paku Serbia, e cila është ekonomia me rritjen më të shpejtë. Politika jonë është e përgjegjëshme”, shpjegoi ai, transmeton Klankosova.tv.