Vuçiq ripërsërit: Nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandwr Vuçiq, në adresimin për qytetarët e vendit të tij, duke folur për Kosovën ka thënë se ai e do Serbinë në Bruksel, mirëpo nuk do të pranojë shantazhin dhe presionet që bëhen rreth saj, shkruan “NovostI” transmeton “Bota Sot”.

Sipas Vuçiq, përfaqësuesit e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në Samiti e mbajtur në Brdo-Brione, duan ta njohin apo e kanë njohur Kosovën. Këtë ai e tha lidhur me Bosnjën dhe Hercegovinën pasi e vetmja ajo dhe Serbia ende nuk e kanë njohur Kosovën.

“U krijua situata që ne nuk jemi fajtor. Ne kemi mbështetjen e njërit nga tre anëtarët e kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës – Dodikut. Patëm sukses edhe në Bruksel të marrim garancione lidhur me vazhdimin e misionit të KFOR-it. Ky është sukses shumë i madh”, tha Vuçiq

“Mund të mendohet se çfarë kaosi mund të shkaktohet nëse KFOR-i tërhiqet. Do të kemi stërvitje me rëndësi me amerikanët edhe me rusët dhe i jam falënderues sekretarit të përgjithshëm të NATO-së Stoltenberg që po respekton neutralitetin tonë”, tha ai.

Vuçiq ka përsëritur se nuk dëshiron të njoh pavarësinë e Kosovës.

“Unë do shkoj në Bruksel, po nuk do pranoj shantazhet”, tha presidenti i Serbisë Vuçiq.