Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se mund të presin një Raport më të mirë të Komisionit Evropian për përparimin e Serbisë.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse Vuçiq mund të komentojë mbi Raportin e Komisionit Evropian, i cili do të paraqitet sot pasdite, tha se atë që e di rreth këtij raporti nuk duhet të flasë paraprakisht, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
“ Raporti është më i mirë, kjo është gjithçka që mund t’ju them paraprakisht”, tha ai.