Vuçiq: Po e shoh se edhe unë paskam faj për mungesën e rrymës në Kosovë

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Novi Pazar, Vuçiq ka thënë me ironi që ka arritur në përfundimin se “ai është fajtor për mungesën e energjisë elektrike në Kosovë”, raporton Kosovo-Online.

“Nuk e kam problem të kritikohem pa marrë parasysh se për çfarë ose nga kush vjen, sepse besoj se në fund rezultatet dhe puna fitojnë gjithmonë”, përfundoi ai.

Ndryshe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media ditë më parë, ka thënë që fajtore për krizën e energjetike është edhe Serbia, e cila sipas saj e ka bllokuar linjën energjetike.