Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se ka biseduar për disa orë sot në Beograd me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, për të diskutuar çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve të 3 prillit të shtetit serb në Kosovë.
Në një konferencë për media, ai tha se për lejimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve në Kosovë, Prishtina ka kërkuar nga Serbia që fjalë për fjalë dhe De fakto ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ata kanë insistuar vetëm në një gjë, pra që ne ta njohim pavarësinë e Kosovës. Serbia nuk e ka pranuar këtë dhe nuk do ta pranojë. Për këtë nuk e kemi pranuar”, tha Vuçiq para gazetarëve.