Vuçiq për Kosovën: Konflikti i ngrirë do të thotë të presësh dikë që të nxjerrë shpatën i pari

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se “nëse Kosova përpiqet të anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare, befasitë e shumta do ta presin atë”. “Ata e dinë që unë nuk po gënjej. Unë nuk jam vetëm duke iu drejtuar atyre, por edhe mentorëve të tyre. Dhe unë them se ata do të kenë shumë surpriza, jo një ose dy”, tha Vuçiq për TV Happy, transmeton Klan Kosova.

” Një konflikt i ngrirë do të thotë të presësh që dikush të nxjerrë i pari shpatën, nuk do të doja që bijtë e mi të shkojnë në luftë. Nuk duhet të na hyjë gjaku në trurin tonë, duhet të jemi realistë, njerëzit duhet të dinë se cilat janë të gjitha rreziqet e një konflikti të ngrirë. Shqiptarët nuk janë në thelb të gatshëm për një zgjidhje kompromisi”. “Nëse e di që nuk mund të marrim gjithçka , por që ne mund të jemi po aq të kënaqur dhe të pakënaqur sa shqiptarët. Edhe pse jeni të fortë, nuk duhet të përdorni fjalë të ashpra, sepse ne po ndërtojmë paqen dhe duhet ta ruajmë atë. Forca serbe nuk duhet të nënkuptojë arrogancën, por mençurinë dhe racionalitetin “, tha Vuçiq.