Vuçiq para takimeve në Berlin: Jam nervoz, nuk do të ketë bisedime të lehta

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Greqia ka folur në lidhje me takimet që do t’i ketë në Berlin, me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe më pas me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në pranin e Përfaqësuesit Special për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak.

Vuçiq ka thënë se është nervoz para këtyre takimeve, pasi sipas tij, këto bisedime nuk do të jenë të lehta, shkruan tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Në Berlin, i ftuar nga kancelari gjerman do të jetë edhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, sipas një njoftimi nga qeveria gjermane.

“Bisedimet do të shërbejnë gjithashtu për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja. Për këtë, kancelari ka ftuar në Berlin, Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili në mbrëmjen e 4 majit do të zhvillojë bisedime me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar”, thuhet në njoftimin e zyrës së kancelarit gjerman.

Kancelari gjerman pritet t’i takojë Kurtin dhe Vuçiqin ndaras, derisa Lajçak do t’i presë së bashku në mbrëmje në një darkë të veçantë.