Vuçiq nuk distancohet nga sulmi terrorist ku u vra një polic kosovar

Presidenti Serb Aleksandar Vuqiq në konferencën e sotme për medie ka folur për aktet kriminale të kryera nga një bandë prej më shumë se 30 vetave sot në veri të Kosovës.
Në paraqitjen e tij ai kursesi nuk e dënoi katin e vrasjes së policit Kosovar dhe aktet kriminale të kryera nga ky grup sulmuesish, dhe fajin e hedhi te Kurti.

“Për krejt këto ngjarje, fajtor është vetëm Kurti. Albin Kurti është fajtori i vetëm. Ai nuk e bëri as Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pasi që ai do vetëm luftë”

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm ky grup kriminal që dyshohet të ketë hyrë nga Serbia, ka vrarë një policë të Kosovës dhe një tjetër e ka plagosur.

Pasdite Policia e Kosovës ka asgjësuar shumicën e këtij grupi, disa janë vrarë, disa janë arrestuar dhe disa të tjerë kanë ikur maleve.