Vuçiq: Nëse është pengesë që Kosova të futet në iniciativë me yll, vendoseni Serbinë me katrorë

-Asnjë problem nuk kanë me ne, as Bosnje dhe Hercegovina as Mali i Zi. Më duket se e njoh mirë politikën, jam veteran në politikë. Nuk e di se pse nuk marrin pjesë, kështu u përgjigj presidenti i Serbisë Aleksander Vuqiç i pyetur nëse marrëveshjet që u arritën në “Open Balkan” për bashkëpunim rajonal do të vlejnë për vendet e tjera që nuk marrin pjesë në këtë iniciativë, shkruan Alsat. Vuqiç tha se iniciativa mirëpret edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimorë

“Gjithkush zgjedh rrugën e vetë. Kur thoni nëse dikush është i gatshëm të futet në këtë iniciativë, mundet! Edhe nëse kërkohen përjashtime nga Serbia. Nëse për ju është nënvlerësuese që Kosova të vendoset me yll, vendosni Serbinë me katrorë. Nuk ka asnjë problem, asnjë. Bëni çfarë të doni, vetëm ejani të tregtojmë dhe të punojmë mirë”, tha mes tjerash Vuqiç.