Vuçiq: Na pret dimër i vështirë! Përmes Open Balkan do të mundohemi të kërkojmë ndihmë nga BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në konferencën për shtyp në Beograd tha se përmes nismës Open Balkan, do të kërkojnë ndihmë nga BE-ja për sigurimin e mungesës së energjisë elektrike, përcjell TV21. Vuçiq tha se BE aktualisht ka plane që të iu ndihmojë vendeve anëtare.

“Neve na pret dimër i vështirë dhe kushdo që ju thotë ndryshe, nuk do të ishte fer dhe nuk do ta thoshte të vërtetën. Ne kemi parë përmes disa dokumenteve që dolën nga BE se ata do të shohin se si dhe në cilën mënyrë do iu ndihmojnë vendeve anëtare, posaçërisht për shkak të parave që po shpenzohen për blerje të energjisë elektrike, ne do të mundohemi si Ballkan Perëndimorë në plotësi të kërkojmë mbështetje dhe të kërkojmë ndihmë të pjesshme për blerjen e mungesës së rrymës elektrike, dhe të jemi pjesë e sistemit të vetëm të Bashkimit Evropian, nëse na lejojnë, do të ishte shumë me rëndësi për ne”, tha mes tjerash Vuçiq.