Vuçiq me paralajmërim: Nëse na sulmojnë, s’ka tek unë nisu-ndalu

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka thënë serbëve të Kosovës në Rashkë, se nëse “populli sulmohet në Kosovë” atëherë do të veprojë.

“Nëse ata sulmojnë popullin tonë, atëherë s’do të ketë tek unë nisu-ndalu, tërhiqu. Por, do të bëjë çdo gjë që të mos vijë te kjo”, tha Vuçiq, raporton “B92”. “I vetmi lajm që do t’ju gëzonte është hyrja e Ushtrisë së Serbisë në Kosovë e M. dhe vetëm atëherë do të ndiheni të sigurtë. Por, politika që ne udhëheqim duhet të jetë politikë e përgjegjësisë. Duhet të presim dhe ta ndërtojmë Serbinë, dhe nëse ata bëjnë atë për të cilën kemi folur dhe nëse bëhet e qartë dhe e dukshme se qëllimi i tyre është dëbimi, atëherë besoni se nuk do të lejojmë të ndodhë”.

Vuçiq ka thënë se beson se do të marrë ftesë për të shkuar në Bruksel për të zgjidhur problemet.

“Çfarëdo që pajtohem me ta, ata nuk do të respektojnë, nuk u intereson dhe askush s’u thotë asgjë, sepse gjermanët dhe anglezët gjithmonë do të dalin dhe do të thonë se Kosova është shtet sovran. Kështu shkruhet në ministritë e tyre, ata kanë marrë vendimet e tyre. Prandaj sot në mëngjes kemi paraqitur propozimin tonë me të cilën mund ta zgjidhim çështjen. Nëse nuk ka zgjidhje, do të sillemi si ata. Nuk do të shpjegoj më tepër masat që do të marrim”, ka shpjeguar Vuçiq situatën për regjistrimet dhe pyeti se çfarë mund të fitojnë me themelim Asociacionit. “Mendoj se do të na thërrasin në Bruksel për të provuar të zgjidhim disa nga problemet aktuale”.