Vuçiq: Marrëveshja e fundit me Kurtin, nuk nënkupton njohje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë përmes Instagramit se marrëveshja e fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nuk nënkupton njohje.

Ai tha se nuk bëhet fjalë as për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare, përcjell Gazeta Express.

“Që të mos ketë interpretime korruptive dhe të rreme, dhe nuk kam fare frikë të them saktësisht të njëjtën gjë në fytyrën e të gjithëve – për Serbinë nuk bëhet fjalë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, për anëtarësimin e të ashtuquajturës Kosovë në Kombet e Bashkuara, organizatat, institucionet dhe agjencitë e OKB-së. Pikë”, shkroi Vuçiq.