Vuçiq: Kurti dhe Qeveria e tij po i ngacmon serbët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Albin Kurti po i ngacmon serbët se këta të fundit treguan qartë se çfarë duan.

”Vota e tyre është votë për Serbinë”, ka thënë sot Vuçiq pasi serbët nga Kosova votuan për herë të parë jashtë vendit ku jetojnë.

Ai tutje ka shtuar se Serbia është me popullin e saj në Kosovë dhe së bashku me ta do të marrë vendime në të ardhmen, shkruan Kossev.

Meqenëse, njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë dislokuar në disa postblloqe në veri, Vuçiq këtë gjë e ka quajtur si ‘ngacmim’ që po e bën Albin Kurti dhe qeveria e tij.

”Nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh gjithçka që po bën Albin Kurti dhe qeveria e tij – ngacmimet, ngacmimet e serbëve, dërgimi i njësive speciale, vendosja e postblloqeve në çdo 15 kilometra, ngacmimet dhe ngacmimet e serbëve në Klinë në Osojanë dhe kudo dhe në të gjitha enklavat, por mendoj se serbët dje pa mëdyshje thanë atë që donin përmes përfaqësuesve të Listës së tyre Serbe dhe sot treguan se vota e serbëve të Kosovës është votë për Serbinë”, ka thënë ai./21Media