Vuçiq i kërkon NATO-s t’i mbrojë serbët në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është shumë i shqetësuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe i ka kërkuar NATO-s – që përmes misionit në Kosovë, KFOR – të ofrojë siguri për serbët që jetojnë aty.

Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi që ka zhvilluar me shefin e NATO-s në Bruksel, Jens Stoltenberg.

Sipas tij, Beogradi beson që, ato që i ka cilësuar si veprime të papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës, janë arsyeja kryesore e zhvillimeve të fundit.

Lajmi është duke u përditësuar.