Vuçiq: I kam lutur partnerët perëndimor, të më thonë cilën marrëveshje duan ta respektojnë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pyetur ndërkombëtarët dhe partnerët se cilën nga gjashtë marrëveshjet duan që Serbia ta respektojë.

Vuçiqi ka renditur pesë të parat: Marrëveshjen e Kumanovës, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Brukselit dhe Marrëveshja e Uashingtonit dhe më pas dokumenti i Selanikut për zgjerimin BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Të nderuar qytetarë të Serbisë, e dini se i kam lutur partnerët tanë perëndimor të më thonë se cilin nga pesë dokumentet e rëndësishme duan të respektojnë, Marrëveshjen e Kumanovës, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Brukselit apo Marrëveshjen e Uashingtonit. Arritëm edhe te dokumenti i gjashtë, shumë i rëndësishëm i BE-së, i vitit 2003, dokumenti i famshëm i Selanikut për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, tha Vuçiq në një video të postuar në profilin e tij në Instagram.

Ai më tej shtoi se në dokumentin e Selanikut ekzistonte një klauzolë që mbështeste zbatimin e Rezolutës 1244. Pikërisht në Rezolutën 1244 mbështetet kërcënimin për rikthimin e 1000 trupave ushtarake në veri të Kosovës.

“Pra, pyetja ime nga sot është: Cilin nga këto gjashtë dokumente dëshironi të respektoni dhe ne do të pajtohemi absolutisht”, ka thënë Vuçiq.