Vuçiq acarohet dhe fantazon nga pyetjet për Kosovën: Mos më provokoni, është territor i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ndjerë i acaruar ndaj pyetjeve rreth Republikës së Kosovës në Tivat.

”Mos më provokoni me pyetje”, u tha ai gazetarëve, duke fantazuar madje se ”Kosova është territor i Republikës së Serbisë”, transmeton klankosova.tv.

Kjo ndodhi në një konferencë të sotme për media në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e Brdo Brionit.

”Nuk ka Republikë të Kosovës, as sipas rezolutës 1244, as sipas OKB-së”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq.

Fillimisht Vuçiq përmendi se në këtë samit, ka takuar të gjithë liderët rajonalë përveç presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.