Vuçiç: Uashingtoni po kërcënon Kurtin për heqjen e taksës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç konfirmoi sot se Uashingtoni është serioz në heqjen e taksës së vendosur nga Kosova për mallrat serbe, duke shtuar se beson se SHBA do të vazhdojnë këtë presion, shkruan agjensia serbe e lajmeve Tanjug.

I pyetur nëse, pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, ai beson se Uashingtoni po kërcënon seriozisht kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të hequr tarifat, Vuçiç tha:

“Absolutisht po. Uashingtoni është absolutisht serioz që dëshiron që taksa të shfuqizohet, dhe unë jam mirënjohës për njerëzit në Shtëpinë e Bardhë, para së gjithash dhe më së shumti Departamentit të Shtetit,” u tha Vuçiç gazetarëve në Novi Sad.