Vritet Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit libian Muammar Gaddafi

Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit të Libisë, Muamar Gaddafi, është vrarë në Libi.

Ahmed Khalifa, një korrespondent i Al Jazeera në arabisht në Libi, tha të martën se Gaddafi se është qëlluar dhe vrarë në qytetin perëndimor libian të Zintanit, ku ai ka qenë i vendosur për dekadën e fundit.

Vrasja e 53-vjeçarit u konfirmua nga këshilltari i tij politik, Abdullah Othman, por sulmuesit dhe rrethanat e vrasjes janë ende të panjohura, transmeton Telegrafi.

Saif al-Islam Gaddafi nuk ka pasur kurrë një pozicion zyrtar në Libi, por konsiderohej numri dy i babait të tij nga viti 2000 deri në vitin 2011.

Ky ishte viti kur opozita libiane vrau Muammar Gaddafin, duke rrëzuar regjimin e tij.

Saif al-Islam Gaddafi u burgos fillimisht në Zintan në vitin 2011, përpara se të lirohej në vitin 2017.