Vritet një shqiptar në Gjermani

Një 42 vjeçar shqiptar është vrarë në në qendër të qytetit Krefeld në Gjermani.

Mediat gjermane shkruajnë se viktima u qëllua të hënën.

Bild shkruan se viktima është qëlluar me plumb prapa kokës në një distancë tepër të afërt dhe 42 vjeçari ka rënë i vdekur në mes të rrugës.

Policia ka nisur një operacion për arrestimin e autorëve të këtij ekzekutimi.

Viktima ka qenë me biçikletë.

Policia ka rrethuar zonën ndërsa nga pamjet duket ende biçikleta e viktimës në vendngjarje./21Media