Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Burime të mediave lokale me dije se një i ri është vrarë në ambientet e një lokali. Viktima është Erjon Xhenja 19-vjeç, i cili ka qenë ulur në një lokal pranë vendit të njohur si rruga e gjerë.
Pasi kanë qëlluar për vdekje të riun, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me motoçikletë. Policia thotë se është vënë në ndjekje të tyre.




